UNDP-ja dhe Komuna e Kamenicës do të vazhdojnë bashkëpunimin
Kamenicë – Sot është mbajtur një diskutim në mes të përfaqësuesve të UNDP-së dhe zyrtarëve komunal për projektin “Matja e sundimit të ligjit në Administratën Publike”. UNDP- ja do të vazhdojë mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve komunale për implementimin e legjislacionit,aplikimin, procedurat, databazën për rastet sociale në Komuna tha Eleonora Kelmendi udhëheqëse e këtij projekti në Kosovë.
Në këtë takim morën pjesë disa zyrtar nga komuna në emër të komunës prezantoi një informatë Udhëheqësi i Personelit Faton Biqkaj ai tha se vitin e kaluar Komuna e Kamenicës ka ndarë 19 banesa të reja për familjet në nevojë dhe kemi respektuar të gjitha procedurat që i parasheh ligji për programet e veçanta të banimit po ashtu paraqiti si problem rastet e 27 familjeve që aktualisht janë të vendosura në objektin e AKP-së e që nuk janë në gjendje të mirë mirëpo nuk është në kompetencë të komunës për përmirësimin e kushteve për ato familje që jetojnë në atë objekt e që paraqitet si problem e që në të ardhmen presim një zgjidhje.
Agron Beka – Ekspert lokal për banim social tha se është obligim ligjor i institucioneve qendrore dhe lokale që parasheh përkujdesjen dhe strehimin e familjeve sociale, në raportin e bërë nga UNDP-ja dhe Lëvizja Fol për monitorimin e strehimit social dhe ndarjen e banesave sociale komuna juaj ka zbatuar procedurat e nevojshme për ndarjen e banesave dhe kemi nxjerrë disa rekomandime nga raporti që komuna duhet të ketë një databazë e rasteve për strehim familjar, mungesa e fondeve për banim social, inspektimi i banimit social, numri i madh i kërkesave për banim social, zyrtar i banimit i komunës duhet të jetë me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale.
Në komunën e Kamenicës për strehim familjar kanë nevojë mbi 50 familje./rajonipress/


