Uji Dea

UNCHR i kërkon Gjermanisë: Mos i refuzoni në “bllok” azilkërkuesit kosovarë

/ 2 minuta lexim

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka paralajmëruar Gjermaninë që të mos refuzojë në “bllok” dhe në mënyrë paushalle aplikimet për azil nga kosovarët.

Sipas kësaj organizate i ashtuquajturi “instrument” i “vendit të origjinës së sigurtë”, që po aplikohet për vende si Serbia e Bosnja dhe Hercegovina, është “shumë i përgjithshëm dhe përfshin rrezikun që rasti individual nuk po shqyrtohet sa duhet dhe me kujdes”, ka thënë përfaqësuesi i UNHCR-së në Gjermani, Hans Hans ten Feld për Gazetën “Freie Presse”, transmeton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se është e drejtë e çdo azilkërkuesi që në mënyrë individuale të parashtrojë rastin para organeve kompetente dhe vetëm mëpas të vendoset për të.

KKGJILAN

Përndryshe Ministrat e Brendshëm të Landeve kanë marrë tashmë vendimin që të gjithë azilkërkuesit kosovarë të merren në pyetje dhe për ta të vendoset me “procedurë të përshpejtuar”.

Përkundër paralajmërimeve që qysh këtë javë do të fillohej me kthimin masiv të kosovarëve nga Gjermania në Kosovë kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi që në Ligjin gjerman secili azilkërkues ka të drejtë ankese në Gjykatat Administrative edhe pasi t’i refuzohet kërkesa për azil.

Ditëve të fundit ka një rënie të lajmërimit të kosovarëve për azil edhe në Gjermani.