Unaza e Napoleon Bonapartes është shitur për 896 mijë euro

Unaza e fejesës e Napoleon Bonapartes që ia kishte dhuruar bashkëshortes së tij të parë, Josephine de Beoarne, është shitur në një ankand për 896.400 euro, njofton AFP
Organizatorët e shitjes thanë se shuma ishte një rekord botëror për një unazë historike dhe firma e ankandit, “Osenat”, e kishte vlerësuar atë fillimisht me një shumë më modeste prej 10 deri në 15 mijë euro.
Ekspertët thanë se dimensionet modeste të diamantit dhe unaza safir, dhënë Josephine de Boarne rreth kohës së fejesës së tyre në vitin 1796, reflekton fillimet relativisht modeste të njeriut që do të bëhej perandor.
Çifti pati një marrëdhënie pasionante të shoqëruar me shumë letra dashurie, shkruar nga Napoleoni gjatë kohës sa ishte në fushatë ditët e para.
Unaza ishte pjesë e një koleksioni objektesh historike në Fotenblo. Gjithashtu në shitje ishte një portret i rrallë i djalit të Napoleonit – me gruan e tij të dytë, Marie Louise – jetëshkurtri Napoleoni II.
Piktura është punuar nga Peter Krafft, kur djali ishte vetëm 12 vjeç dhe gjithashtu tejkaloi vlerësimin e saj, duke marrë 435 mijë e 600 euro.