Fundamenti

Ulutash: KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa të jetë e nevojshme

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka vlerësuar sot se situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por ende e ndjeshme.

Ai në një intervistë për Tanjugun e Serbisë ka thënë se NATO-ja, pas rritjes së tensioneve në muajt e fundit, ka dislokuar qindra ushtarë shtesë, më saktësisht ka katërfishuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe ka trefishuar numrin e patrullave, ndër të tjera në kufirin me Serbinë.

“Misioni ynë aktualisht numëron rreth 5000 personel nga 28 vende anëtare dhe partnerë të NATO-s. Qëllimi i këtyre hapave të kujdesshëm është të sigurojnë që misioni i KFOR-it të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së, i cili bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga viti 1999, e i cili është të sigurojë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë”, citohet të ketë thënë Ulutash.

Tutje ai theksoi se KFOR-i do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të parandaluar çdo përshkallëzim dhe se është i gatshëm t’i përgjigjet çdo sfide, përmes përshtatjes së mëtejshme të pozicionit të tij, nëse është e nevojshme.

“Si i treti në zinxhirin e reagimit, do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) si të parët dhe të dytët në zinxhirin e reagimit. Do ta përsëris atë që tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjatë vizitës së tij të fundit në Ballkanin Perëndimor në nëntor: “Stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët që zgjedhin diplomacinë në vend të dhunës. NATO mbështet fuqishëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e BE-së dhe të dyja palët duhet të veprojnë me mirëbesim”, tha Ulutaëh.

I pyetur se si i komenton pretendimet e Prishtinës se Serbia po përgatit një sulm në veri të Kosovës, të cilat Beogradi i hodhi poshtë si të pasakta dhe të pabaza, komandanti i KFOR-it u shpreh se nuk dëshiron të spekulojë për asnjë skenar dhe se KFOR-i po monitoron me kujdes të gjitha zhvillimet relevante të sigurisë në rajon.

Mobi Casa

“Ne jemi në kontakt të ngushtë me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Serbe, institucionet në Kosovë dhe organizatat e sigurisë së Kosovës, si dhe organizata të tjera, duke përfshirë EULEX-in, OSBE-në dhe UNMIK-un”, shtoi ai.

Duke komentuar deklaratën e përfaqësuesve të Prishtinës se Forcat e Sigurisë së Kosovës, nëse është e nevojshme, shkojnë në veri, ushtaraku thekson se Stoltenbergu ishte shumë i qartë për këtë çështje gjatë vizitës së tij të fundit në Prishtinë kur theksoi se “çdo vendosje e FSK-së në veri kërkon pëlqimin e KFOR-it”.

Tutje kreu i KFOR-it shtoi se do të vazhdojnë të mbështesin dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e BE-së duke ofruar kornizën e sigurisë të nevojshme për diplomacinë. Sipas tij, kjo është rruga e vetme drejt paqes dhe stabilitetit të përhershëm, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Duke folur për njoftimin e Shqipërisë dhe Gjermanisë për dërgimin e forcave shtesë në KFOR, Ulutaë u shpreh se NATO është e vendosur fort për sigurinë në Kosovë dhe se KFOR-i do të qëndrojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Sipas tij, misioni në Kosovë që nga fillimi është bazuar në kushtet në terren, e jo në afate të paracaktuara, që do të thotë se të gjitha ndryshimet në numrin e personelit do të bazohen në vlerësimet e kushteve në terren, pasuar me vendim të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

“Njoftimet e reja për përforcimin e misionit janë pasqyrim i vendosmërisë së aleatëve të NATO-s për të siguruar që KFOR-i të ketë një prani të përshtatshme në terren, në mënyrë që të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së në një situatë të karakterizuar nga tensionet që kemi parë muajt e kaluar”, sqaroi Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash./rtv

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.