Fundamenti

Ultimatumi i Vuçiqit, ‘zero’ për Prishtinën

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ultimatumi i kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, drejtuar Liste Serbe, nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në Qeverinë e Kosovës. Sipas përfaqësuesve të ekzekutivit në Prishtinë, ultimatumi i Vuçiqit është i barabartë me zero, ndërsa ish-ministri, Lubomir Mariq, nuk do të kthehet në Qeveri. Sipas opozitës dhe analistëve politikë, rikthimi i Mariqit është fundi i Mustafës.

Qeveria e Kosovës nuk do ta pranojë kurrfarë ultimatumi nga ana e Serbisë, për ta rikthyer në pozitën e tij ministrin e shkarkuar, Lubomir Mariq, dhe për ta larguar ministren e re, Mirjana Jevtiq.

FIDANISHTJA

Sipas përfaqësuesve të ekzekutivit në Kosovë, ultimatumi i Vuçiqit nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në Qeverinë e Kosovës dhe si i tillë, është i barabartë me zero.

Ndërkohë, përfaqësuesit e opozitës thonë se një ultimatum i tillë nga ana e Serbisë nuk është diçka për t’u çuditur. Sipas tyre, vetë Lista Serbe është e formuar nga Beogradi dhe se ajo si subjekt politik në Kosovë, asnjëherë nuk ka vepruar në të mirë të komunitetin serb në këtë shtet. Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike, konsiderojnë se Qeveria e Kosovës nuk duhet ta pranojë në asnjë mënyrë ultimatumin e Vuçiqit. Në të kundërtën sipas tyre, Mustafa duhet të largohet nga posti i kryeministrit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.