Fundamenti

“Ultimatumi i Thaçit për Kurtin”, ja skenari i dytë për krijimin e qeverisë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekretuar vendimin për të mandatuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës, pas propozimit nga kjo e fundit, ani pse ende nuk ka një marrëveshje për koalicion me LDK-në, dhe tashmë Kurti do t’i ketë në dispozicion vetëm 15 ditë për krijimin e qeverisë.

“Duke i marrë parasysh deklarimet në vazhdimësi të liderit të PDK-së, Kadri Veseli se partia e tij do të qëndrojnë në opozitë, opsioni më real i krijimit të qeverisë do të jetë LDK-AAK-NISMA dhe minoritetet. Opsioni i PAN 2 mund të vjen në shprehje vetëm në rast të tërheqjes së LDK-së nga qeverisja e vendit. Edhe përkundër faktit, se asnjëra nga opsionet nuk janë në përputhje me vullnetin e qytetarëve, megjithatë vendi pafundësisht nuk mund të mbetet pa qeveri dhe institucione legjitime, për shkak se edhe ashtu delegjimiteti i qeverisë me kryeministër të “dorëhequr në detyrë” po i skadon afati kushtetues”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekretuar vendimin për të mandatuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës, pas propozimit nga kjo e fundit, ani pse ende nuk ka një marrëveshje për koalicion me LDK-në, dhe tashmë Kurti do t’i ketë në dispozicion vetëm 15 ditë për krijimin e qeverisë.

E analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Florim Zeqa po i sheh zhvillimet e fundit rreth finales së procesit për krijimin e qeverisë së re, si zhvillime vendimtare për ta bërë vendin me qeveri së re, ose për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas Zeqës, deklarimi i javës së kaluar nga ana e Hashim Thaçit që nëse dështon marrëveshje për koalicion mes LVV-së dhe LDK-së, do ta bartë mandatin te subjektet tjera politike për ta shpëtuar vendin nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, do të ishte zgjidhja më e keqe.

FIDANISHTJA

“Në kohën e bllokadës politike ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, thirrjet e presidentit Thaçi drejtuar liderit të LVV-së, Albin Kurtit për krijimin e qeverisë janë në përputhje të plotë me obligimet kushtetuese të presidentit. Në situatën e bllokuese dhe të acarimit të raporteve mes dy subjekteve që për tre muaj rresht nuk arritën të merren vesh për marrëveshjen qeverisëse, është pikërisht presidenti, ai i cili duhet të insistojë në mënyrë të paanshme që të gjejë rrugën më të duhur për zgjidhjen e ngërçit politik në vend”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, sikur LVV dhe LDK të ishin në fazën finale të harmonizimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje, ndërhyrjet e presidentit do të paraqitnin kërcënim serioz, mirëpo në kohën kur këto dy subjekte nuk po japin sinjale të mira për përafrim dhe janë duke u larguar me shpejtësi të madhe nga njëra-tjetra, thirrjet e presidentit janë plotësisht të arsyeshme dhe në përputhje të plotë me detyrat dhe obligimet kushtetuese.

“Mbase është kjo thirrja e fundit indirekte e Hashim Thaçit për LVV-në dhe LDK-në për arritjen e marrëveshjes para se ai të zgjedh alternativën e tij të dytë për formimin e qeverisë së re të Kosovës”, shton Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, në situatën e krijuar, Albin Kurtit nuk i mbeti shumë hapësirë manipulimi, prandaj edhe u detyrua pa marrëveshje me LDK-në ta dorëzojë me shkrim emrin e mandatarit për krijimin e qeverisë, në të kundërtën presidenti Thaçi mund t’ia kalonte mandatin sipas radhës partisë së dytë, në këtë rast LDK-së, por jo partisë së tretë apo partive të PAN-it.

“Duke i marrë parasysh deklarimet në vazhdimësi të liderit të PDK-së, Kadri Veseli se partia e tij do të qëndrojnë në opozitë, opsioni më real i krijimit të qeverisë do të jetë LDK-AAK-NISMA dhe minoritetet. Opsioni i PAN 2 mund të vjen në shprehje vetëm në rast të tërheqjes së LDK-së nga qeverisja e vendit. Edhe përkundër faktit, se asnjëra nga opsionet nuk janë në përputhje me vullnetin e qytetarëve, megjithatë vendi pafundësisht nuk mund të mbetet pa qeveri dhe institucione legjitime, për shkak se edhe ashtu delegjimiteti i qeverisë me kryeministër të “dorëhequr në detyrë” po i skadon afati kushtetues”, përfundon analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.