Eko Higjiena

Ultimatumi i SBASHK’ut për Qeverinë: Prej 10 janarit hyjmë në grevë nëse nuk rriten pagat

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Sindikata e Arsimit i ka dhënë ultimatum Qeverisë që deri më dhjetë janar të reflektojnë për ngritjen e pagave për 25% dhe zbatimin e kontratës kolektive, përndryshe do të hyjnë në grevë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha se do të presin reflektimin e Qeverisë përndryshe e kanë mbështetjen e të gjitha degëve në Kosovë për të hyrë në një grevë të përgjithshme .

Uji Dea

Edhe kryetarët e sindikatave të komunave kryesore të Kosovës i kanë dhënë mbështetje të plotë kryesisë së SBASHK-ut, për kërkesat për rritje të 25% të pagave dhe zbatimin e kontratës kolektive.