Ultimatumi i Adelinës, “Tjera s’ka”

/ 4 minuta lexim

Sapo ka plasuar videoprojektin më të ri, të këngës “Tjera s’ka” për të cilin këngëtarja Adelina Berisha është munduar ta sjellë më ndryshe dhe më me veçori në realizimin e skenave të videoklipit. Në fakt këngëtarja me këtë këngë i është drejtuar gjinisë mashkullore ku nëpërmjet vargjeve të këngës, thotë se meshkujt duhet ta kenë vetëm një femër në jetën e tyre. Adelina në intervistën dhënë “Zëri-t” flet më shumë rreth realizimit të këngës dhe planeve për të ardhmen.

“Tjera’ska” përse ky titull kësaj kënge?

Kënga dhe videoklipi i quajtur “S’ka” përmban një tekst dashurie që i referohet kryesisht gjinisë mashkullore, e që në të shumtën e rasteve viktimë bëhet gjinia femërore. Kënga ka një tekst mjaftë përmbajtjesor, të cilën e ka realizuar Uki, ndërkaq kompozimin dhe orkestrimin e kanë realizuar Zapp dhe Chriss. Kënga bëhet fjalë për dy të dashuruar, ku ka skena të aktrimit dhe unë jam aktorja që e luaj rolin kryesor në ngjarje. Kjo këngë është një përditshmëri që ndodhë tek shoqëria jonë, ku në mes një çifti ka ngatërresa dhe zënka, por që në fund përsëri pajtohemi duke i thënë se nuk ka tjera përveç meje. Pra është një këngë me mjaftë kuptimplotë.

I drejtohet Adelina dikujt më këtë këngë?

(Qesh), jo edhe pse e kam realizuar këtë këngë, nuk ka të bëjë asgjë nga jeta ime private dhe se nuk i drejtohem askujt me vargjet e kësaj kënge. Kjo është vetëm një tekst i mrekullueshëm që mua më ka pëlqyer për ta interpretuar. Ndërkaq sa i përket jetës sime, unë vazhdoj të jem singël.

Kush është djaloshi në klip?

Mirë që më bëhet kjo pyetje, sepse të gjithë do të mendonin se kam diçka me djaloshin në videoklip e që në fakt nuk e kam asgjë. Ai është një valltarë i produksionit të cilin e kam njohur pas xhirimeve dhe të cilin e falënderoj për kontributin e dhënë në këtë videoklip. Dua të sqaroj se në mes nesh nuk ka lidhje dashurie.

Mobi Casa

Keni sjellë një klip pak më ndryshe se sa herëve të tjera, prisni që do të pëlqehet në publik?

Kam përshtypjen se videoklipi do të pëlqehet në publik për faktin se kam punuar bukur shumë në të. Klipi është realizuar nga “Imagine Production”, kemi gjiruar në Prishtinë dhe në Novobërdë. Ndërkaq sa i përket llok-ut, jam munduar të dukem më ndryshe por duke e ruajtur stilin dhe performancën time të përhershme.

Padyshim se kostoja e këtij videoprojekti është e lartë, ke ndonjë sponsor?

E them të vërtetën se është shpenzuar mjaftë shumë për të realizuar këtë projekt, kam pasur një ndihmesë, por edhe një pjesë të projektit e kam paguar vet.

Tani pas këtij projekti, çfarë planifikoni?

Pas kësaj këngë dhe videoklipi që sapo plasova në treg fillimisht uroj që të pëlqehet në publik, ta tregoj suksesin e merituar, sepse me të vërtetë kam punuar shumë në të. Ndërkaq pas këtij projekti do të pasoj edhe një projekt tjetër veror, të cilin do ta sjellë në sezonin e verës, apo thënë më mirë gjatë muajve të ardhshëm. Paralajmëroj një verë të nxehtë me këngët dhe projektet e mia të ardhshme. Ndërsa sa i përket angazhimeve muzikore nëpër koncerte e mbrëmje të ndryshme, nuk do të mungoj. Do të jem aty ku më kërkon publiku në çdo vend brenda dhe jashtë Kosovës dhe do të mundohem që gjithnjë të ju sjellë atmosferë adhuruesve të mi.(zeri)