Ultimatum Qeverisë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë ultimatum nga kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje” që të shkarkojë Jabllanoviqin deri të hënën dhe të sjellë në Kuvend ligjin që mbron “Trepçën”, në të kundërtën ai është paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen deri ne shkarkimin e vetë kryeministrit.

Mobi Casa

Ky afat kreut të Qeverisë i është dhënë të shtunën në protestën, ku rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës, të ardhur nga të gjitha komunat e vendit, protestuan nga sheshi “Skënderbeu” për të kërkuar nga Qeveria dorëheqjen e ministrit serb, Aleksandër Jabllanoviq, dhe mbrojtjen e “Trepçës”./zeri/