United Hospital

Ulni rrezikun e një sulmi në zemër duke shijuar frutat arrore dy herë në javë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Frutat e thata njihen si të mira për humbjen e peshës, bakteret e zorrëve dhe uljen e rrezikut të diabetit.

Tani, hulumtimi i ri tregon se shijimi i kësaj meze të shëndetshme mund të ulë gjithashtu rrezikun e një sulmi në zemër ose goditje në tru. Kryesorja është që të hani ato të paktën dy herë në javë.

Studimi i gushtit 2019, i prezantuar nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë, zbuloi se ngrënia e frutave arrore të paktën dy herë në javë, lidhet me një rrezik prej 17 për qind më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Studiuesit vlerësuan ngrënien e tyre në 5.432 të rritur të moshës 35 vjeç dhe më të vjetër pa histori të sëmundjes së zemrës.

United Hospital

(Këto fruta të thata përfshinin arra, bajame, fëstëk dhe lajthi). Pastaj, shkencëtarët ndoqën pjesëmarrësit ose anëtarët e familjes së tyre çdo dy vjet për rreth 12 vjet gjithsej.

Deri në fund të studimit, kishte pasur 594 raste të sëmundjes koronare të zemrës, 157 goditje në tru, 179 vdekje të lidhura me sëmundje të zemrës dhe 458 vdekje në përgjithësi.

Pra, rezultatet treguan se pjesëmarrësit që konsumuan fruta të thata të paktën dy herë në javë kishin rrezikun më të ulët të vdekjes për shkak të problemeve të zemrës në mënyrë specifike. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.