Fundamenti

Ulli me fustanellë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Poezi nga Atdhe Geci

Një ditë e përditshme në shpirtin tim
është poezia, ideja, proza dhe eseja
dhe një dashuri e zemrës që s´ndalon.

Ky këndim i im për fatin e atdheut
është peomë ulliri që vështron përtej,
vështron nga Çamëria, Morea, Atika
nga Krahina e Mollës së Kuqe e Lisi.

Ullirit në Prevezë i pëlqen të vishet,
me qeleshe e fustanellë dhe t´ia merr
valles pellazgo shqipe të kohërave të
të hershme, valles heroike çame, si
në kohën e Pirros dhe Kollokotronit.

ARKATANA

Ajo që më bën të shkruaj në një ditë
të përditshme, është Çamëria, fati i
ullirit të veshur me futanellë, palat
heroike të njëmijë e njëqind luftave!

Shqiptar jepja tërë dashurinë atdheut,
se një dhe e pandarë është Shqipëria,
një dhe e pandarë është sot Kosova,
një dhe i pandarë është Epiri i Ipeve.
një dhe Shqipëri është tërë Atdheu.

Tek ky ulli me këmishë e fustanellë,
jam një valltar me ullinjtë e kombit
dhe një çam me pushkë e fustanellë!…

Atdhe Geci – Dortmund

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.