Eko Higjiena

Ulet në maksimum importi i miellit nga Kosova

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në të gjitha pikat doganore të Shqipërisë ka filluar zbatimi i urdhrit për miellin e importit. Në bazë të urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë në Shqipëri ndalohet importi i miellit me një nivel të proteinës nën 12.5%, shkruan sot Koha Ditore.

Ky urdhër ka hyrë në fuqi më 1 tetor dhe ka filluar të zbatohet nga inspektorët e AKU-së (Agjencia Kombëtare e Ushqimit) dhe Dogana shqiptare.

ARKATANA

Xhevat Shahu, agjent doganor në pikën e kalimit kufitar të Morinit, ka bërë të ditur për “Kohën Ditore” se me hyrjen në fuqi të këtij urdhri është ulur në maksimum importi i miellit nga Kosova.

”Në datat 1 dhe 2 tetor ka hyrë në Shqipëri vetëm një kamion me miell nga Kosova nga 7-8 kamionë që hynin në ditë para se të hynte në fuqi urdhri i Ministrisë së Bujqësisë”, thotë Shahu.