ARKATANA

Ulësja në OKB e varur nga Traktati me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Marrja e ulëses së Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian mbeten të ndërlidhura ngushtë me marrëveshjen përfundimtare për normalizimin e raporteve me Serbinë, apo traktatin e paqes. Deri te nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, që besohet se mund të ndodhë diku mes viteve 2018 – 2020, kur Serbia pretendon të bëhet anëtare e BE-së, për Kosovën parashihen pak shpresa që të bëjë diçka më shumë, sidomos në lidhje me marrjen e ulëses në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Analistët politikë preferojnë që Kosova në momentin e duhur të aplikoj për anëtarësim të plotë në OKB dhe kurrsesi për ndonjë status të vendit vëzhgues në Asamblenë e Përgjithshme, sepse një veprim i tillë, konsiderohet se do ta zvarriste tutje marrjen e ulëses që i takon si anëtare e barabartë me vendet tjera në Kombet e Bashkuara.

ARKATANA

Po ashtu, aplikimi i Kosovës për ulëse në OKB, parashihet të jetë një proces i koordinuar mirë me faktorin ndërkombëtar dhe i mbështetur me një lobim të fuqishëm diplomatik. Por, si pengesë kryesore, mbetet Serbia dhe pozicioni i saj kundër njohjes së shtetit të Kosovës që merret më pas si pretekst edhe nga Rusia dhe vendet tjera kundërshtare të pavarësisë së Kosovës…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.