Hidromorava

Uleni shtypjen e gjakut pa ilaçe

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Shtypja e lartë e gjakut është sëmundje moderne, që ndërlidhet me stresin e shtuar, mungesën e gjumit.Pothuajse secili njeri nganjëherë gjendet në një situatë, kur vuan nga shtypja e lartë e gjakut.

Nën ndikimin e stresit apo teprimi me ushtrimet fizike shkaktojnë tensionimin e muskujve, e enët e gjakut tkurren duke ngritur shtypjen e gjakut. A e dini se çfarë duhet të bëni në ato momente për ta ulur shtypjen e gjakut? Urgjent duhet relaksuar muskujt.

Por, shtrohet pyetja si duhet bërë kjo? Në bazë të mjekësisë popullore kineze, shtypjen e lartë të gjakut mund ta ulni për pesë minuta, madje pa ilaçe. Mjekësia kineze konsideron se më e rëndësishmja është qarkullimi si duhet i gjakut deri në muskuj dhe inde. Nëse në organizëm stagnon në gjak, atëherë në atë vend fillon zhvillimi i sëmundjes. Për këtë arsye, masazhi i pikave kyçe ndihmon në shërim, e bëhet fjalë për dy pika

Pika numër një:

UBT

Kjo madje nuk është as pikë, por linjë. Kalon pas llapës së veshit deri te mesi i ashtit kyç. Këtë linjë nuk duhet ta shtypni, as t’i bëni masazh, veç ta ledhatoni ngadalë pothuajse me lëvizje të pavërejtura. Përsëriteni 10 herë.

Pika numër dy:

Kjo pikë gjendet në pjesën e fytyrës në nivelin e llapës së veshit rreth gjysmë centimetri largësi larg llapës së veshit në drejtim të hundës. Këtë pikë duhet ta bëni masazh me majën e gishtërinjve për një minutë nga të dyja anët e fytyrës. Bëni presion fort, por pa ndier dhimbje.

(Kosova Sot)