Uleni shtypjen e gjakut me këtë çaj

Ky është lajm i mirë për ata që adhurojnë çajin, pasi shkencëtarët kanë bërë me dije se gjethet e hibiskusit mund ta ulin shtypjen e gjakut.
Receta e çajit dhe përbërësit: 4 gota me ujë; 4-5 lugë lule të freskëta ose 3 lugë lule të thara të hibiskusit; 1 lugë sheqer; 1 shkop kanellë; Lëngu nga 1 portokall. Udhëzimet:
1. Vlojeni ujin;
2. Hidhni sipër kanellën dhe hibiskusin;
3. E vloni për 20 minuta;
4. Nxirrni kanellën dhe hibiskusin;
5. Shtoni sheqerin dhe lëngun nga portokalli;
6. E shërbeni të ftohtë ose të ngrohtë.
(Kosova Sot)