KKGJILAN

Uleni rrezikun e vdekjes në dy minuta

/ 2 minuta lexim

Në eksperiencën tonë, fjalia “Do të zgjatë vetëm 2 minuta” është gati çdoherë një nënvlerësim, nëse jo një gënjeshtër. Ne menduam që kjo ishte shumë e mirë për ta besuar: Dy minuta ecje çdo orë mund të ulë rrezikun e vdekjes. Vërtet, vetëm 2 minuta.

Hulumtuesit nga Universiteti i Utah School of Medicine i shikuan të dhënat e 3,243 pjesëmarrësve në National Health & Nutrition Examination Survey ku ata patën pajisje që masin intensitetin e ushtrimeve të tyre gjatë ditës. Pasi që i mblodhën të dhënat, pjesëmarrësit u ndoqën 3 vjet për të determinuar efektet në shëndetin fiziologjik të tyre.

Të gjeturat? Për njerëzit që janë të ulur për më shumë se gjysma e orëve që janë të zgjuar, ngritja dhe ecja për dy minuta çdo orë mund të luftojë rreziqet shëndetësore të lidhura me uljen, të cilat përfshijnë sëmundje të zemrës, diabetin, disa lloje të kancerit dhe vdekje të hershme. Hulumtimi gjithashtu zbuloi se lëvizja për disa minuta është e lidhur me 33% shanse më të vogla për vdekje.

Mobi Casa

Hulumtimi, i publikuar në Clinical Journal of the American Society of Nephrology, gjithashtu tregon se të rrish në këmbë për një kohë të shkurtër nuk është e mjaftueshme të mbizotërojë rreziqet e të ndenjurit ulur për kohë të gjatë. Mirëpo kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni tavolinën tuaj në këmbë. Hulumtimet tregojnë se ndryshimi nga ulja në ngritje gjatë ditës është definitiv një ide e mirë – ju duhet vetëm të rrini në këmbë për më shumë se 2 minuta që ti shihni përfitimet!

Jo vetëm që të jetosh më gjatë është e mrekullueshme, mirëpo duke lënë tavolinën për të ecur është një mënyrë e mirë për të hequr stresin, të kaluar lodhjen mentale dhe për të marrë energji.

Pra nëse ende jeni duke e lexuar ketë gjë, ndaloni, ngrihuni në këmbë dhe ecni vërdallë për 2 minuta (ose më shumë nëse mundeni!). Do të keni mbaruar para se të gjeni ndonjë arsye për mos ta bërë këtë gjë. ©Motivim.com