KKVITI

UKZ ka shënuar 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Universiteti i Gjilanit për nder të 13-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, datës historike për vendin tonë, ka organizuar ligjëratë me temën: “Rrugëtimi i shtet ndërtimit të Kosovës”, rreth së cilës ka folur Rektori i Universitetit, Bajram Kosumi.

Rektori Kosumi ka thënë se Pavarësia e Kosovës mund të strukturohet në shtatë etapa. Këto etapa ai i ka ndarë me ngjarje dhe me personalitete kyçe të atyre ngjarjeve, duke filluar nga:
1. Hasan Prishtina dhe fillimi i luftës politike e luftarake për çlirimin e territoreve shqiptare të okupuara nga Serbia/Jugosllavia;
2. Veprimi i fshehte politik, i quajtur “ilegalja e Kosovës” (Adem Demaçi, Metush Krasniqi etj);
3. Revolucioni i Vitit 1981;
4. Formimi dhe aktiviteti i partive politike në vitet ’90 (LDK, PPK etj);
5. Formimi i UÇK dhe lufta çlirimtare;
6. Konferenca Ndërkombëtare e Rambujesë/ Bombardimi i Serbisë/ UNMIK;
7. Shpallja e pavarësisë së Kosovës: 17 shkurt 2008.

Në fjalën e tij Rektori Kosumi ka shpjeguar secilën nga këto etapa, ku ka thënë se secila nga këto etapa mund të krijohet një pasqyrë e qartë e këtij procesi.
Kurse në trembëdhjetë vjetorin e Pavarësisë, njëzet e një vjet pas përfundimit të luftës,

Bajram Kosumi ka thënë se, falë gjakut, dijes dhe djersës së qindra mijëra burrave e grave që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës, sot ne jemi të nderuar që e vazhdojmë punën e tyre.

Uji Dea

Rektori ka thënë se, sot, Hasan Prishtinë, Adem Jashar e Xhevë Lladrovci është:
– mësuesi, profesori dhe studenti që e ngritin cilësinë e shkollës fillore, të mesme dhe universitetit;
– mjeku i përkushtuar për shëndetin e pacientit;
– gjykatësi dhe prokurori i ndershëm, gardian i paqes e i drejtësisë;
– biznesmeni që punëson shumë punëtorë dhe prodhon të mira materiale;
– inxhinieri i IT që e hap perspektivën e Kosovës në botën virtuale;
– kryetari i komunës që mban përgjegjësi maksimale para qytetarëve;
– politikani i pakorruptuar;
– polici dhe ushtari që e kalojnë natën duke u kujdesur për paqen tonë;
– e reja dhe i riu që e duan Kosovën, edhe atëherë kur ajo nuk i ofron të gjitha ato që ata ëndërrojnë, ka thënë Rektori Kosumi.
Në vazhdim të programit për shënimin e 13- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, studentja e Fakultetit Juridik të UKZ-së, Blendiana Jerliu ka kënduar këngën “Dëshmorët e Pavarësisë”; përgatitur me tekst dhe muzikë të profesoreshës Dritë Kryeziu.

Kurse përmes vargjeve të shkrimtarëve, si: Ali Podrimja, Adelina Mamaqi, Azem Shkreli, Bilal Xhaferi, Din Mehmeti, Enver Gjerqeku, Ismail Kadare, Bajram Kosumi, Merxhan Avdyli, studentët e UKZ-së: Arbisë Krasniqi, Alisa Emini, Ensar Ramadani, Jeta Surdulli, Gresa Latifi, Shqipe Mustafa, Alisa Bekteshi, kanë deklamuar vargjet në formë recitali për historikun e Kosovës, përgatitur dhe mbikëqyrur nga profesorja e letërsisë, znj. Nevrije Bislimi-Ismaili, si dhe dy bashkëpunëtoret e UKZ-së, Rina Rasimi e Liridona Mehmeti.

Derisa po ashtu për nder të 13-vjetorit të shtetësisë së Kosovës, studentët e Fakultetit të Edukimit kanë përgatitur një ekspozitë me krijimet e tyre nën udhëheqjen e profesorit të artit figurativ, Ahmet Ibrahimi dhe bashkëpunëtores, Shkurte Ramushi. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 22.02.2021./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.