FITORJA

UKZ ka nënshkruar marrëveshje me EACEA për projektin milionësh QUADIC të Programit Erasmus+

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rektori i Universiteti i “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, ka nënshkruar marrëveshje me EACEA (Agjencia Ekzekutive e Komisionit Evropian), për projektin milionësh të fituar nga UKZ në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices, në thirrjen e fundit Capacity Building in Higher Education – Joint Projects, me titull: QUADIC – Quality development of international cooperation and project management. Me këtë rast Rektori Kosumi ka thënë se, ndihet i lumtur që sot është nënshkruar marrëveshja e projektit në fjalë, derisa ka falënderuar Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të UKZ-së,Dukagjin Leka për punën e vazhdueshme në ndërkombëtarizimin e Universitetit dhe të gjithë partnerët pjesëmarrës në këtë projekt.

Kurse Prorektori Leka duke folur për projektin QUADIC, ka thënë se ky projekt që është i pari i këtij lloji në Kosovë, ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare , ku Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në thirrjen e fundit të programit Erasmus + ka aplikuar si koordinator, duke u pranuar kështu suksesshëm.

Ai ka thënë se, kjo dëshmon edhe një herë se kapacitetet e UKZ-së janë të jashtëzakonshme marrë parasysh numrin e personelit që ka, duke argumentuar gjithnjë e më shumë se ndërkombëtarizimi dhe zhvillimi i projekteve janë fushat në të cilat jo vetëm UKZ, por të gjitha universitetet e Kosovës duhet të punojnë dhe të orientohen për të arritur në standardet që kanë universitetet nga Unioni Evropian dhe në këtë mënyrë duke rritur edhe cilësinë në studime.

Uji Dea

Ndërsa, Xhevdet Thaqi, Prorektor për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, ka uruar të gjithë për projektin QUADIC duke e cilësuar mjaft të rëndësishëm.

Ndryshe, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan është koordinator i projektit dhe ka gjithsejtë 18 partner vendor, regjional dhe ndërkombëtar, derisa do të financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 991.381 Euro.

Universiteti “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe pjesëmarrjes në projekte, duke kontribuar në rritjen e cilësisë dhe zhvillimit akademik të stafit akademik, administrativë dhe studentëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.