UKZ dhe Komuna e Kamenicës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kamenicë – Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi me bashkëpunëtor, kanë qëndruar në Komunën e Kamenicës, ku janë pritur nga Kryetari Qëndron Kastrati dhe Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi.

Rektori Kosumi fillimisht e ka uruar kryetarin Kastrati për marrjen e detyrës së re si kryetar komune, derisa e ka njoftuar rreth zhvillimit dhe funksionimit të Universitetit.

Rektori ka thënë se Universiteti i Gjilanit ”Kadri Zeka” do të krijojë kuadro të përgatitur për tregun e punës respektivisht kuadro për arsim, ekonomi, administrate si dhe fushat e tjera përmes te cilave Kosova por edhe rajoni do të rrisë aftësitë konkurruese në nivelin arsimor dhe aspektet e tjera.

Kurse Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, e ka falënderuar rektorin Bajram Kosumi për urimin dhe njëherësh e ka siguruar se Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” do të ketë mbështetjen e Komunës së Kamenicës.

Me këtë rast Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi dhe Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për nxitjen e shkëmbimit të shumanshëm në funksion të zhvillimit institucional.

Të dyja këto institucione do të kenë qëllim të përbashkët- përkrahjen e studentëve gjatë studimeve dhe identifikimin e iniciativave për promovimin dhe mbështetjen profesionale në zhvillimin e gjithëmbarshëm socio-ekonomik të rajonit ekonomik të dy institucioneve.

Rekomandimet dhe ekspertiza profesionale janë të nevojshme veçmas në: idetë, projektet lokale dhe ndërkombëtare, pilot -projektet dhe programet e caktuara që kanë segmente të rëndësishme të angazhimit me këtë marrëveshje./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).