Fundamenti

Ukaj: Raportet SHBA-Qeveri s’janë në nivelin e duhur shkaku i gazsjellësit, Marrëveshjet Shtëpinë e Bardhë janë të shenjta

/ 4 minuta lexim

Vizita e Kryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) u vlerësua si ekskursion e vizitë private, thotë për Ekonomia Online politologu Fidan Ukaj, derisa kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’i stabilizojë raportet me aleatin strategjik, ShBA-në, raporton Ekonomia Online.

Ai vlerëson se raportet Qeveri-SHBA, nuk janë në nivelin e duhur për shkak të refuzimit të marrëveshjes së gazsjellësit.Sipas politologut Ukaj, edhe vizita e Kryeministrit të Kosovës në ShBA ka dëshmuar për zbehjen e raporteve, e që këtë vizitë ai e vlerëson si vizitë private të Albin Kurtit.“Raportet me ShBA gjithmonë kanë qenë të mira, bazohem në vlerësimet raporteve të cilat dalin me mbështetjen e qytetarëve të Kosovës që e kanë me ShBA. Varësisht nga ndërrimet e Qeverisë në Kosovë, raportet e qytetarëve me ShBA kanë qenë të mira dhe vazhdojnë të jenë të mira. Raportet e Qeverisë se Kosovës momentale me SHBA besoj se nuk janë në nivelin e duhur. Arsyet përafërsisht i dimë, një marrëveshje që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, qeveria Kurti nuk e zbaton ose ka deklaruar se nuk do ta zbatoj. Marrëveshjet e nënshkruara në shtëpinë e bardhë duhet ta kemi parasysh se janë të shenjta”, tha ai.

“ShBA kanë qenë dhe mbeten aleati strategjik. Çdo marrëveshje e nënshkruar me ShBA me përkrahjen e ShBA asnjëherë nuk do të jetë në dëmin e Kosovës. Refuzimi për të zbatuar një gazsjellës i cili do ta gazifikonte Kosovën, kanë bërë që të zbehen raportet në mes të Kosovës me ShBA. E pamë tash së fundmi vizitën e kryeministrit Kurti në ShBA që ishte një vizitë më shumë e kanë vlerësuar si ekskursion, unë e kisha quajt një vizitë private të zotit Kurti. Nuk arriti të takoj as ndihmës sekretarin të dërguarin e posaçëm të ShBA në Kosovë Escobar se lëre me funksionar të tjerë të shtëpisë së bardhë. Kjo tregon për raportet e ftohta në mes të l qeverisë së Kosovës dhe qe ShBA”, tha Ukaj për EO.

Eco Higjiena

Tutje, Fidan Ukaj për EO tha se raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës stabilizohen vetëm atëherë janë në sinkronizim me politikat e tyre, në të kundërtën tha se nuk do të jenë të mira.

Ai thekson se Qeveria duhet të reflektoj pasi që shteti i Kosovës nuk ka fuqi politike, as ekonomike e ushtarake e nuk jemi të fuqishëm që ti drejtojmë vetë politikat e vendit.“Çdo raport me ShBA stabilizon dhe ndryshon atëherë kur ne jemi në sinkron me ShBA dhe politikat e ShBA. Në momentin që dalim kundër politikave të ShBA sigurisht qe raportet nuk do të jenë të mira. Kemi kohë për përmisim të raporteve. Qeveria e Kosovës duhet të reflektoj, sepse ne nuk kemi fuqi politike as ekonomike as ushtarake qe të themi se i drejtojmë politikat tona vetë. Por duhet ti bashkohemi aleatëve siç janë ShBA dhe jemi me fat”.

Ukaj thotë se ShBA gjithmonë kanë qenë, janë dhe do të mbeten partner strategjik dhe i rëndësishëm i shtetit të Kosovës.“Gjithmonë ka qenë, është dhe do të mbetet ShBA partner strategjik. Falë tyre dhe UCK ne sot gëzojmë edhe pavarësinë e vendit dhe partneriteti me ShBA ka qenë është dhe do të mbetet gjithmonë i rëndësishëm për ne”, u shpreh Ukaj.