HW

Ukaj: Jo heshtjes, Po ndryshimit: Anamorava meriton të ardhme të ndritur

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Me një energji të jashtëzakonshme dhe frymë rugoviane, Robert Ukaj, kandidati për deputet nga LDK në Viti, ishte pjesë e hapjes madhështore të fushatës së degës së LDK-së në Gjilan, nën organizimin e Lutfi Hazirit, lideri i Anamoravës dhe zëri i fuqishëm i qytetit në politikën kosovare.

Pjesëmarrja masive tregoi qartë se qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës nuk pranojnë më stagnimin dhe përjashtimin që kanë përjetuar për vite me radhë.

“Ne nuk do të heshtim përballë padrejtësive ndaj Anamoravës. Gjilani meriton investime, përfaqësim dhe të ardhme më të mirë për rininë tonë,” theksoi Ukaj.

United Hospital

Mes fjalimeve dhe thirrjeve për bashkim, u kujtua edhe veprimtari i madh Hafiz Gagica, një simbol i përpjekjeve kombëtare dhe përkushtimit për vendin.

Aktiviteti i mbrëmshëm dërgoi një mesazh të qartë: më 7 qershor vendoset për Kosovën, për Gjilanin, për Anamoravën dhe për një të ardhme të fortë dhe të ndritur për gjithë qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.