RCCOLA

“Ujqit” e LDK-së duan lista të mbyllura

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht “klasa e moçme” e kësaj partie duket se është e interesuar për kthim mbrapa – të paktën për një hap.

Burime të “Zëri” të afërta me partinë e Isa Mustafës tregojnë se te një pjesë e anëtarëve të kryesisë ekziston vullneti që në kuadër të reformës kushtetuese dhe zgjedhore të ndërrohen listat, nga të hapura në të mbyllura.

Uji Dea

Ky grup, sipas tij, janë të interesuar që pasi t’i ndërojnë listat zgjedhore, atëher vetë të radhiten në njëzetëshen e parë, dhe si të tillë të pëfitojnë pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës, pa u “djersitur” fare.

Sipas të njëjtave burime edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për ardhmërinë e Kosovës, janë të interesuara për mbylljen e listave zgjedhore, por se problem po e kanë, përveç tjerash , faktin se me këtë veprim nuk pajtohet Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila kërkon lista të hapura.