Ujkani tregon se çfarë gjeti te Torino, ka dy fjalë edhe për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Portieri shqiptar, Samir Ujkani në një deklaratë për mediet italiane, ka folur për aventurën e tij të re te Torino dhe për synimet e Përfaqësueses së Kosovës.

“Historia dhe tifozët më shtynë të vija këtu. Ne po flasim për një ekip të nivelit shumë të lartë, ndaj i thashë menjëherë po kësaj mundësie”, ka thënë portieri kosovar i cili mori pjesë në prezantimin e iniciativave të sponsorit “EdiliziAcrobatica”.

31-vjeçari shton më tej: “Kam ardhur te Torino për t’i dhënë një dorë skuadrës. Ne nuk kemi në të vërtetë vetëm 11 lojtarë të formacionit, por të 25-të jemi gati të japim më të mirën për këtë fanellë. Këtu gjeta një grup fantastik, me djem që duan të mësojnë çdo ditë. Kjo është shumë pozitive”, ka theksuar gardiani kosovar.

UBT

“Ndihem krenar që jam pjesë e këtij ekipi. Ne duam t’i argëtojmë tifozët. Sirigu? Është i shkëlqyeshëm, edhe si njeri, ai po dëshmon të jetë një nga portierët më të mirë përreth. Një mik i vërtetë, është rritur shumë që kur e takova. Ai, po ashtu, ka një dëshirë të madhe për të mësuar dhe punuar”.

Në fund, Ujkani pati fjalë edhe për Përfaqësuesen e Kosovës. “Ne kemi tashmë shansin të shkojmë në Kampionatin Evropian. Po jetojmë një ëndërr”./Zëri.info