RCCOLA

Ujkani: Të lumtur që jemi sërish bashkë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Portieri dhe kapiteni Samir Ujkani, ka folur në konferencë pas stërvitjes në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ai foli për shumë gjëra rreth tubimit, stërvitjes, lojës me Danimarkën dhe të ardhmen e tij në klubin e Rizespor. Ujkani i ishte i shoqëruar nga vushtrriasi tjetër, Milot Rashica.

“Shumë mirë sepse kemi pas shumë kohë që nuk jemi parë. Shpresojmë që mund të fillojmë me lojë pozitive dhe me njohë edhe më mirë njëri-tjetrin, duke u përshtatur edhe në sistemin që trajneri e kërkon. Besoj që jemi të përgatitur mirë”.

Ai u pyet edhe për periudhën që po kalon te Rizespor, duke thënë se kampionati mbyllet edhe dy muaj dhe do të vendos për të ardhmen.

“Kam probleme me klub, por tash do ta shikojmë. Kampionati mbaron edhe dy muaj dhe do ta shohim”.

Uji Dea

Se a do t’i ruajë forcat Kosova në ndeshjen me Danimarkën për të qëndruar 100 për qind me Bullgarinë, portier tha se çdo ndeshje e ka rëndësinë e vet.

“Nuk besoj se do t’i ruajmë forcat. Çdo ndeshje është me rëndësi. Danimarka është shumë e fortë dhe është kënaqësi që ata janë këtu. Ne do ta japim maksimumin”.

Ujkani foli edhe për ambiciet e Kosovës në këtë grup ku janë edhe Anglia, Çekia, Mali i Zi dhe Bullgaria.

“Duhet të jemi realist. Kemi talente dhe ekipi po rritet. Mund të befasojmë, por duhet të kemi edhe fat”.

“Përvoja po rritet me lojtarët nëpër klube. Kemi kombëtare të mëdha në grup dhe me pak fat besoj që mund të bëjmë befasi dhe shpresojmë në një rezultat që populli do të kënaqej”, ka thënë Ujkani pas stërvitjes. /Telegrafi/