Eko Higjiena

Ujkani: “Të bashkuar jemi më të fortë”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

​Kombëtarja e Kosovës, ka mbajtur dje në Francë, nën udhëheqjen e trajnerit Bernard Challandes, dy stërvitjet e para në prag të ndeshjeve miqësore me Madagaskarin dhe Burkina Fason.

Ekipi ka shfaqur një formë shumë të mirë gjatë stërvitjes dhe një frymë bashkëpunimi e optimizmi, bën të ditur FFK.

Kapiteni Samir Ujkani ka deklaruar se përvoja e deritashme gjatë kualifikimeve e ka rritur dhe e ka pjekur ekipin dhe se kjo është vënë re edhe sot gjatë stërvitjeve.

Uji Dea

Lojtarët sot me lehtësi kanë ndjekur udhëzimet e trajnerit dhe kanë aplikuar teknikat e kërkuara nga ai dhe kjo, thotë Ujkani, vjen si rezultat i njohjes së lojtarëve me njëri tjetrin dhe përvojës tashmë të përbashkët si pjesë e Kombëtares së Kosovës. Ujkani thotë se, pavarësisht faktit se do të luajnë ndeshje miqësore, do të jenë shumë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm gjatë ndeshjes.

“Ekipet kundër të cilave do të luajmë i respektojmë. Burkina Faso nuk është aspak ekip i lehtë. Por, me përvojën e deritashme jam optimist se do të luajmë një lojë të mirë dhe ekipi do të shfaqë fuqinë e tij. Duhet pasur parasysh që fuqia e ekipit nuk janë talentët si individë të veçantë”, tha Ujkani.

“Fuqia e ekipit vjen në shprehje atëherë kur këta talentet individuale të secilit koordinohen në një mënyrë të atillë që të funksionojnë si një trup i vetëm. Kam besim se ekipi ka arritur një nivel të lartë të koordinimit”, shtoi kapiteni. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.