ARKATANA

Ujkani: Sektori i energjisë dhe teknologjisë potenciali më i madh i Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropian (KIE), Emrush Ujkani në një intervistë për Ekonomia Online tha se Kosova ka sektorë të caktuar ku investitorët e huaj janë të interesuar të investojnë në Kosovë.

Sipas tij sektori i energjisë dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT) është atraktiv dhe është potencial i mirë.
“Unë mendoj që sektorët të cilët janë të interesuar investitorët e huaj tashmë janë të mirënjohur. Kosova ka një potencial që duhet të orientohet dhe duhet të shfrytëzohet ashtu si duhet, natyrisht në sektorët si ai i energjisë, pastaj është shumë i rëndësishëm sektori i ICT konsiderohet atraktiv për vendin tonë, është gjithashtu një potencial i mirë. Neve e kemi pa veçanërisht gjatë kohës së Covidi, ka lënë gjurmë të veta dhe ka shtryer, ka trasuar një mundësi shumë të mirë për të pasur më tutje orientim jo vetëm te kapitali vendor, po edhe atij të huaj”, tha Ujkani.

ARKATANA

Ai konsideron se ka edhe sektor të tjerë të cilët janë atraktiv për investimet e huaja, si sektorët e industrive të prodhimit, riciklimi i mbeturinave etj.“Natyrisht sektorët e tjerë që unë do të kisha dashtë me u ndërlidh, janë ato të sektorëve të industrive të prodhimit, pastaj në ato që kanë të bëjnë me riciklim të mbeturinave, pra në mbrojtje të ambientit. Pra këto janë ato që kisha dashtë me i vlerësua që për momentin janë pak më atraktive në vendin tonë”, ka thënë Ujkani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.