ARKATANA

Ujkani: S’e di nëse do të shkojmë në Botëror, por ëndrra jonë është Evropiani i ardhshëm

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Zëvendësdrejtori i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, ka folur për gjasat e Dardanëve për të shkuar në Kampionat Botëror, por edhe për mundësitë e ardhshme që do të mundë t’i vijnë në të ardhmen, siç është kualifikimi në një Kampionat Evropian.

Ish-portieri kosovar e ka dhënë një intervistë për mediumin italian “Tuttosport”, përmes së cilit ndër të tjera foli edhe për yjet si Zhegrova, Muriqi e Rrahmani.

Eco Higjiena

“Ne e dimë se çka duam nga Zhegrova dhe nga lojtarët tjerë kyç si Rrahmani e Muriqi. Nuk e di nëse do të arrijmë të shkojmë në Botëror, por ëndrra jonë është ajo që të shkojmë në Evropianin e ardhshëm. Mendojmë se është një objektiv real, përkundër mijëra vështirësive e pengesave për lëvizjen tonë të futbollit”, deklaroi fillimisht ish-përfaqësuesi i Shqipërisë dhe i Kosovës.

“Fakti se lojtarët kosovarë zënë vend në mesin e lojtarëve jo-evropianë, e ka një peshë për të gjithë në Evropë, është një pengesë për shumë talentë tanë mjaft të fortë. Por, jemi duke u rritur dhe shpejt do të arrijmë: duam që Zhegrova dhe bashkëlojtarët e tij të bëhen simbol i një kombi që është aq shumë i uritur për futboll”, përfundoi Ujkani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.