United Hospital

Ujkani rrëfen largimin nga Shqipëria, sulmon De Biasin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Samir Ujkani, portieri nga Vushtrria, ka rrëfyer se si është larguar nga Shqipëria për t’iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës. Ai nuk ka fjalë të mira për ish trajnerin, Gianni De Biasi.

Portieri i ekipit italian. Pisa, Samir Ujkani heq dorashkat dhe flet hapur për Shqipërinë dhe Kosovën në një intervistë të dhënë për mediat franceze. Portieri ka shpjeguar se si është larguar nga Shqipëria drejt Kosovës dhe për këtë pikë, nuk ka kursyer edhe thumbimet ndaj trajnerit Gianni de Biasi, i cili kishte qenë shumë pak i kuptueshëm në momentin kur Ujkani kishte zgjedhur t’i jepte lamtumirën Shqipërisë.

“Si mund të mos e kuptosh kur dikush i lindur në një vend dhe ka përjetuar luftën, zgjedh menjëherë ngjyrat e këtij vendi sapo i jepen mundësitë? Një trajner mund të bëhet pengesë në këtë çështje. Megjithatë, presidenti i Federatës bëri gjithçka që ishte e mundur që të realizohej dhe e falënderoj. Mendoj se De Biasi ishte i frikësuar sidomos se mos të tjerët do të ndiqnin hapat e mi”, ishin fjalët e Ujkanit.

ARKATANA

I pyetur nëse një gjë e tillë kishte ndodhur në të vërtete, Ujkani minimizoi gjithçka. “Jo, unë isha i vetmi. Pak më vonë, edhe dy të tjerë bënë të njëjtën rrugë, por ata nuk kishin luajtur ndeshje zyrtare me Shqipërinë, thjesht kishin disa grumbullime. Unë i kam marrë zakonisht komentet e De Biasit si sulme personale”, vijoi portieri i Pisas, tç cilit duket se nuk i ka mbetur merka pjesëmarrja në Euro.

“Unë humba Europianin dhe respektin e shumë njerëzve në Shqipëri por sot jam një njeri i lumtur. Askush nuk mund të ma marrë këtë”, theksoi Ujkani i cili zbuloi se ia kishte premtuar babait që në momentin e parë se do t’i bashkohej Kosovës sapo ajo të krijohej si kombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.