Ujkani përfundon në Napoli?

Samir Ujkani mund ta ndjek rrugën e dy futbollistëve shqiptarë Valon Behrami e Blerim Xhemajli në Napoli.
Sipas uebfaqes italiane calciomercato.com, portieri i Kombëtares shqiptare, anëtar i Palermos, gjatë afatit kalimtar të janarit mund të shkëmbehet me portierin e dytë të Napolit, Antonio Rosati. Ujkani nuk është duke kaluar periudhë të mirë te skuadra siciliane dhe së fundmi është fajësuar se disa gabime të tij i kanë kushtuar me pikë Palermos.
Mirëpo, vështirë është e besueshme se Ujkani do të pranonte transferimin në Napoli ku do të luante rolin e portierit të dytë pas Morgan de Sanctis. Kurse, te Palermo vazhdon të jetë titullar.