FIDANISHTJA

Ujkani merr ofertë nga një skuadër italiane

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Portieri i Palermos, Samir Ujkani, ka gjasa të ndërroj mjedis gjatë afatit kalimtar të janarit. Samir Ujkani, reprezentuesi i Kosovës, duket se gjatë afatit kalimtar të janarit do të largohet nga Palermo.

Edhe pse mediat italiane raportuar se ish portieri i Novaras do ta vazhdoj kontratën me ekipin sicilian, skuadra e Bolognas ka hyrë në garë për t’i siguruar shërbimet e kosovarit.

Sipas portalit tuttomercatoweb.it, aktualisht kjo është thjesht një hipotezë sepse klubi nga Serie B nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.

Uji Dea

Ndërkohë, Ujkani nuk arrin të gjejë hapësira në Palermo ku vendin e titullarit e mban Paolo Sorrentino. 26-vjeçari i lindur në Vushtrri u transferua te Palermo në vitin 2008.

Që prej atij viti, Ujkani nuk ka arritur t’i bindë asnjëherë plotësisht trajnerët e klubit sicilian pasi fillimisht u huazua te Novara për tre sezone dhe më pas provoi një eksperiencë të shkurtër te Chievo Verona ku nuk gjeti hapësira.