ARKATANA

Ujkani me Palermon bëhet lider në Serie B

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Palermo – Portieri kosovar, Samir Ujkani, ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes te Palermo që fitoi ndaj Trenanës me rezultatin 1:0. Kjo ndeshje u zhvillua të enjten dhe i ka takuar xhiros së 20-të të Serie B.

Me këtë fitore Palermo është ngritur në vendin e parë me 37 pikë, një më shumë se Empoli, ku aktivizohet mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.

Uji Dea

Ky i fundit u zëvendësua në minutën e 67-të në humbjen e Empolit ndaj Cittadellas me rezultatin 1:0.