Eko Higjiena

Ujkani kërkon falje, por thotë se kjo ishte dita e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kapiteni Samir Ujkani e ka pranuar se sot nuk ka qenë dita e tij, por thotë se ishte e Kombëtares së Kosovës
Kombëtarja e Kosova dhuroi spektakël në minutat e fundit, duke fituar 4:3 ndaj Letonisë, në miqësoren e parë të luajtur në Kosovë, pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Djemtë tanë kthyen rezultatin katër herë, duke marrë një fitore të madhe falë golit të Besar Halimit në minutën 90.

Gjatë ndeshjes, kapiteni Samir Ujkani u vërshëllye nga tifozët, por ai ka një përgjigje.

“Një ndeshje shumë e vështirë, na dhanë shumë momente të këqija Letonia. Kërkoj falje unë që hëngra dy gola për fajin tim. Një ditë shumë e vështirë për mua. Si grup treguam se mund të vazhdojmë edhe që nuk dorëzohemi kurrë”, tha Ujkani për SSK, raporton “GazetaOlle.com”.

Uji Dea

“Falënderoj të gjithë lojtarët për përkrahjen, kur gjithë tifozët më vëshëllenin”.

“Goli i dytë rrëshqita, por të tretin me më sulmuar nuk po di. Trajektorja e topit ishte e çuditshme. OK ndodhi kështu, nuk ishte dita ime, por ishte e Kosovës”.

“Kënaqësi për mua që luajë për këtë vend, unë jam i pari që pranojë gabimet. Një pjesë e shikuesve normal që janë nervozuar, por pas ndeshjes më brohoritën, dhe ju kërkoj falje. Jam i lumtur që treguam karakter”. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.