Mobi Casa

Ujkani: Januzajn e kemi bashkëkombës, është nderi jonë në Brazil

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Samir Ujkani ka folur për Adnan Januzajn, duke thënë se e ai është bashkëkombës i tij, sikurse gjithë të tjerët në Kosovë. Për ish-anëtarin e Kombëtares së Shqipërisë, Adnani do të jetë krenaria shqiptare në Botërorin e Brazilit.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka krahasuar zgjedhjen e tij për të luajtur me Kosovën dhe atë të Adnan Januzajt, i cili po luan me Belgjikën.

Duke folur për mediat belge, Samiri, i cili po ashtu është produkt i futbollit belg, ka theksuar se dallon shumë zgjedhja e tij dhe ajo e Adnanit.

Mobi Casa

“Unë kam bërë zgjedhjen e zemrës. Kosova është vendi im dhe unë kam ëndërrua të luaj për vendin tim. Që nga mosha 6-vjeçare jam rritur në Belgjikë, por unë jam lindur në Kosovë dhe kam humbur anëtarë të familjes atje. Disa nuk guxuan ta bëjnë një zgjidhje të tillë, por unë jam krenar për zgjidhjen time”, u shpreh Ujkani.

“Për Adnanin është e vështirë: Ai ka lindur në Belgjikë. Kjo është arsyeja pse vendimi i tij duhet të kuptohet më lehtë në Kosovë. Ai mbetet një bashkëvendës i cili merr pjesë në Kupën e Botës për ne dhe ne jemi krenar për të”, shtoi tutje ish-portieri i Kombëtares së Shqipërisë.

Ndryshe, Samiri është kritikuar mjaft shumë në Shqipëri për faktin se zgjodhi të luante me Kosovën.