Eko Higjiena

Ujkani: Ishte e rëndësishme ta nisim vitin me fitore, ndeshja me Suedinë do të jetë tjetër nivel

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Përfaqësuesja e Kosovës ka triumfuar me rezultat 4:0 Litaninë miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

Golat për “Dardanët” u shënuan nga Arbër Zeneli (2), Vedat Muriqi dhe Besar Halimi.

Portieri kosovar, Samir Ujkani ka deklaruar se kjo fitore ka qenë e rëndësishme që ta nisin vitin me fitore.

Ujkani ka potencuar se ndeshja kualifikuese me Suedinë do të jetë “tjetër nivel”.

Hidromorava

“Ka qenë e rëndësishme ta nisim me fitore vitin 2021”, ka deklaruar Ujkani në “RTK”, përcjell “Zeri.info”.

“Ishte një fitore e jashtëzakonshme para dy ndeshjeve të mëdha me Suedinë dhe Spanjën. Besoj se me Suedinë ka me qenë tjetër nivel”, deklaroi ai.

Kjo ndeshje miqësore i ka shërbyer Kosovës për dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kosova më 28 mars i bën “konak” Suedisë në Prishtinë, kurse më 31 mars takohet me Spanjën në Sevillë. /Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.