Ujkani i pakënaqur te Palermo

Ujkani ka kërkuar një ballafaqim me trajnerin Iachini për të kuptuar nëse ka shanse të luajë.
Situata e Samir Ujkanit te Palermo nuk është aspak pozitive për ish portierin e kombëtares shqiptare. 26-vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon me ekipin e tij në Serinë A dhe kërkon që kjo situate të ndryshojë.
Ujkani ka kërkuar një ballafaqim me trajnerin Iachini për të kuptuar nëse ka shanse të luajë dhe nuk përjashtohet që në Janar portieri shqiptar të gjejë një tjetër ekip.