Ujkani, e lë Chievon, rikhehet te Palermo

Galatasaray e refuzoi Barcelonën për MusleranNeymar, i nderuar që do përballet me RonaldonSampdoria e konfirmon MustafinBale vlen më shumë se NeymariPrej Kosovës, për fitore.
Samir Ujkani nuk e ka ndërmend të vazhdojë karrierën te skuadra e Chievos, te e cila u huazua nga Palermo gjatë dimrit.
Portieri vushtrrias, gjatë qëndrimit në Verona nuk arriti ta bëjë asnjë paraqitje me ekipin nga stadiumi ‘Marc’Antonio Bentegodi.
Reprezentuesi i Shqipërisë pritet të rikthehet te skuadra e Palermos, e cila nga sezoni i ri do të garojë në Serie B.
“Ka mundësi të rikthehem në Palermo pasi në Chievo nuk rri. Por, para se të vendos për të ardhmen duhet ta shikoj mirë ku është më së miri për mu”, ka deklaruar Ujkani për Express.
Ish portieri i Novaras dhe Anderlechtit, ka bërë të ditur se deri më tani në adresë të tij nuk ka arritur asnjë ofertë konkrete nga klub tjera.
24 vjeçari ka edhe dy vite kontratë me skuadrën siciliane, të cilës iu bashkua në vitin 2008.