Ujkani cak i Cesenas
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, i cili djersit fanellën e skuadrës italiane, Palermo, është bërë cak i skuadrës tjetër e cila këtë vit ka siguruar hyrjen në Serie A Cesena.
Trajneri i skuadrës italiane, Pierpaolo Bisoli, bëri të ditur se është tejet i interesuar për shërbimet e portierit kosovar duke thënë se me ardhjen e tij porta e skuadrës së tij do të ishte më e sigurt.
Ndër të tjera trajneri Bisoli bëri të ditur se shumë shpejt mund të arrihet marrëveshja afatshkurtër për të transferuar portierin kosovar.
Të kujtojmë që Ujkani këtë sezon nuk ishte preferenca e trajnerit të Palermos, dhe mbrojti vetëm disa ndeshje pas lëndimit të portierit të parë Sorentino.