Hidromorava

Ujkani afër marrëveshjes me…

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Samir Ujkani, reprezentuesi i Kosovës, është duke biseduar me Palermon për vazhdimin e kontratës.

Samir Ujkani ka nisur bisedimet me drejtuesit e Palermos për zgjatjen e kontratës që i skadon në muajin qershor. Portieri i përfaqësueses së Kosovës, nuk është aktivizuar titullar gjatë këtij sezoni, duke qenë zëvendësues i Stefono Sorrentinos, që po zhvillon një kampionat shumë pozitiv.

Hierarkia e trajnerit Iachini nuk i jep mundësi Ujkanit të kenë më shumë minuta në Serinë A, të paktën për këtë sezon, pasi mosha e Sorrentinos favorizon 26-vjecarin sa i përket të ardhmes, raporton Tuttomercatoweb.com

FIDANISHTJA

Garancia që do të marrë Ujkani për t’u aktivizuar titullar do të jetë çelësi i arritjes së marrëveshjes mes palëve, ndaj pritet shumë shpejt që të zyrtarizohet rinovimi i kontratës.

Ujkani është pjesë e Palermos që nga viti 2008, ndërsa për tre sezone është aktivizuar në formë huazimi te Novara në tre kategori të ndryshme të futbollit italian. Gjithsesi gjatë sezonit 2014-2015 nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Serinë A, ndërsa në Kupën e Italisë është aktivizuar në një takim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.