United Hospital

Uji përshpejton aktivitetin e trurit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Konsumi i ujit është shumë i rëndësishëm për organizimin për një sërë arsyesh. Me shumicën e trupit tonë të përbërë nga uji, ai është jetësor për zhvillimin e jetësës dhe për mirëfunksionimin e disa organeve, veçanërisht të veshkave.

Megjithatë, një studim i Universitetit të Londrës Lindore lidhi efektet pozitive të ujit edhe me një pjesë të trupit, ku ndikimi i tij nuk njihej më parë.

Sipas studiuesve, shuarja e etjes me një gotë ujë, në vend të një lëngu tjetër, e bën trurin që të punojë deri në 14% më shpejt.

FIDANISHTJA

Studimi universitar u realizua mbi 34 meshkuj dhe femra, të cilat pranuan që t’i nënshtroheshin një testimi disa-ditor.

Ata duhet të kryenin të njëjtat testime mendore, pas zgjimit dhe mëngjesit. Herën e parë, hanin një mëngjes të zakonshëm, me drithëra dhe qumësht, por pa e shoqëruar me ujë, ndërsa herën e dytë përsërisnin të njëjtin eksperiment duke konsumuar ujë pas ngrënies.

Skanimi i trurit, në zgjidhjen e ushtrimeve mendore, tregoi se në rastin e dytë, atëherë kur subjektet pinin ujë, truri shfaqte një rritje të ndjeshme të aktivitetit të tij, duke qenë në gjendje që të zgjidhte mesatarisht 14% më shpejt problemin e paraqitur./Femina/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.