RCCOLA

Uji i xhenxhefilit si kompresë për shërimin e reumës dhe artritit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Qëmoti xhenxhefili përdoret për ngrohjen e trupit, kur dikush vuan nga gripi apo ftohja. Xhenxhefili përdoret edhe për shërimin e trombozës, nervit shiatik, artritit dhe gjendjeve të ngjashme.

Mund të përdoret në dy mënyra. Mënyra e parë është të përgatisni ujë nga xhenxhefili, merrni gjysmë lugë xhenxhefili dhe e derdhni në 150 ml ujë të vluar. E lini të ftohet dhe e pini dy herë në ditë, për një muaj rresht, trasmeton gazeta Kosova Sot

Nëse dëshironi që xhenxhefilin ta përdorni si kompresë, ju sugjerojmë ta përdorni kundër reumës dhe artritit. Bluani rreth 30-40 g xhenxhefil të thatë dhe e lini në një qese. Qesen e vendosni në një enë me ujë të vluar dhe e lini për 5 minuta.

Uji Dea

Pastaj, aplikoni një peshqir të pastër, shtrydhni tepricën dhe e aplikoni në hapësirat ku ndjeni dhimbje. Zëvendësojeni kompresën për çdo 5-10 minuta, më shumë se 3 herë. Kompresat me ujë xhenxhefili ndihmojnë te reuma, artriti, dhimbjet e nervit shiatik, dhimbjet e dhëmbit, gurët në veska, ngërçet në qafë dhe astma.

(Kosova Sot)