Uji dhe rëndësia e konsumimit në mëngjes

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Uji në mëngjes me barkun bosh është një mënyrë e mirë për të pastruar barkun tuaj dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të një numri të madh të sëmundjeve.

Mungesa e ujit në trupin tuaj është një faktor kryesor i shtimit të rrezikut të sëmundjeve të ndryshme, të tilla si, kanceri i gjirit, kanceri i mitrës, leukemia, diabeti, gurët në veshka, astma, kapsllëk, dhimbje koke dhe shumë të tjera.

Nëse ju duket shumë për të pirë 600 ml ujë në mëngjes, filloni me sasi të vogla, pastaj duke e rritur gradualisht. Uji ndihmon në lirimin e toksinave nga organet tona, gjë e cila së pari fillon të duket në fytyrë dhe trup, respektivisht në lëkurë.

UBT

Fytyra juaj do të bëhet më e freskët dhe më e pastër. Pirja e ujit në momentin kur zgjoheni do të zvogëlojë kohën që i duhet trupit për të krijuar qeliza të reja dhe inde të muskujve.

(Kosova Sot)