UBT

Uji “DEA” feston 20 vjetorin, konsiderohet prodhuesi më i madh i ujit në Ballkan dhe i pranishëm kudo në tregun evropian e botëror

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Uji “DEA” feston sivjet 20 vjetorin e suksesit të themelimit të brendit të saj “DEA” ku në vitin 2004 filloj prodhimin e ujit natyral të ambalazhuar si njëri ndër prodhuesit e parë në Kosovë. Tashmë uji “DEA” është i pranishëm në çdo familje shqiptare, dhe ka arritur që në bazë të cilësisë dhe akreditimeve ndërkombëtare, tashmë edhe të certifikuara të jetë i pranishëm edhe në tregun evropian e amerikan. Vëllezërit Mustafa, Fadil, Feim e Saqip Shala mburren që për këto 20 vite uji “DEA” ka lënë gjurmë pozitive, duke qenë bindshëm si uji më i kërkuar në tregun kosovar dhe botëror. Ata kanë punuar me admirim, ndërgjegje e korrektësi dhe kanë fituar zemrat e shumë klientëve të përditshëm. Vëllezërit Shala dhe tashmë brendi “DEA” me të drejtë vlerësohen si njëra nga shembujt më unikat të biznesit vendor.

Ndryshe uji “DEA” është prodhuesi i vetëm vendor që është i certifikuar nga Ushtria Amerikane dhe si i tillë vazhdon t`i furnizoj bazat e ushtrisë Amerikane në shumicën e shteteve të Evropës.

Uji “DEA” posedon të gjitha certifikatat e cilësisë si dhe posedon laboratorin e akredituar.
Gjithashtu uji “DEA” eksportohet në më shumë se 15 shtete evropiane. Momentalisht është prodhuesi më i madh i ujit në Ballkan.

“DEA” është themeluar nga Vëllezërit Shala në krye me Mustafë Shala, Fadil Shala, Feim Shala e Saqip Shala. Deri më tani janë bërë investime mbi 15 milion euro dhe momentalisht është duke u investuar në shtimin e kapaciteteve.

Mustafë Shala thotë për rajonipress se teknologjia bashkëkohore që është e vendosur në ujin “DEA” u jep garanci dhe efikasitet në prodhim që uji ynë të mbetet lider në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

“Për këto 20 vite vërtet kemi punuar me dashuri, sinqeritet, përkushtim e përgjegjësi maksimale që uji “DEA” të dal si uji më i kërkuar në treg. Jemi të pa kompromisë në punën tonë dhe kjo na ka mundësuar që uji “DEA” me të gjitha testet e kryera të dal si uji me cilësi maksimale” tha Mustafë Shala.

Vëllezërit Shala ndryshe janë të njohur për sinqeritetin e tyre edhe me partnerët vendës dhe ndërkombëtar ndërsa deri më tan uji “DEA” është shpërblyer dhe ka fituar disa çmime të rëndësishme edhe në arenën ndërkombëtare.

KKVITI

Në mars të vitit 2017 uji “DEA” u dekorua me çmimin ndërkombëtar “Platin Era 20″.

Uji “DEA” është vlerësuar nga Business Initiative Directions me Çmimin “Platin ERA” në kategorinë “Çmime Ndërkombëtare për Cilësi” për angazhimin në cilësi dhe përsosmëri gjatë ceremonisë së Konventës Ndërkombëtare për Cilësinë që ishte mbajtur në Gjenevë më 11 dhe 12 mars, 2017.

Mustafë Shala kishte thënë se ky çmim është edhe një motivim shtesë që uji “DEA” të depërtojë edhe më shumë në tregun ndërkombëtar.

Shala ka shtuar se kompania e ka fituar këtë çmim bazuar në kriterin e cilësisë, kënaqësisë së konsumatorit si dhe për inovacion, efikasitet dhe lidership.
“Qëllimi kryesor i kësaj konvente ishte të promovojë kulturën e cilësisë së kompanive, duke vlerësuar prestigjin e kompanive të shquara nga e gjithë bota, cilësinë, ekselencën dhe menaxhimin në sektorë te rëndësishëm të biznesit, industrisë së prodhimit dhe të shërbimeve”.

Mustafë Shala tha se ky çmim është edhe një motivim shtesë që uji “DEA” të depërtojë edhe më shumë në tregun ndërkombëtar.
”Ne jemi të kënaqur që ky çmim i është dedikuar kompanisë “DEA”. Nga shumë konsumator tanë, partnerë dhe institute që merren me analizat dhe cilësinë e ujit jemi vlerësuar si më të mirët, më cilësorët dhe më të avancuarit në teknologjinë moderne” tha Mustafë Shala.

Ndryshe Uji “DEA” është vlerësuar si uji i ambalazhuar më i mirë në Kosovë. “Bestbuyaward”. Organizata zvicerane, “ICERTIAS”, me bazë në Cyrih, ka shpallur produktin “Ujë DEA” si uji më i mirë i ambalazhuar në raportin çmim- cilësi për tregun kosovar duke i ndarë çmimin “Best Buy Award”.

“ICERTIAS” ka njoftuar se përmes një hulumtimi të tregut mat përvojën, mendimet dhe perceptimet që kanë konsumatorët lidhur me ofruesit të cilët ofrojnë vlerën më të mirë për paratë e klientëve: Numri 1 për raportin më të mirë çmim-cilësi./rajonipress/