UBT

Ujërat e zeza vërshojnë fshatin Livoç i Ulët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Banorët të tronditur e pa fjalë, ndërsa inspektorati komunal të pafuqishëm karshi Biznesit “KidsWorld”. Zotimi i Kryetarit të Komunës Lutfi Haziri se do t`i largojmë vadat dhe do tw kujdesemi për ambientin paska qenë hajgare, e tash këto vada po kalojnë nëpër rrugët me 4 korsi shprehen banorët.

Banoret e këtij fshati thonë se ka tri javë që banorët e fshatit po i vërshojnë ujërat e zeza, kanalizimi që lirohet nga kompania “Kidsworld” pa pikën e përgjegjësisë dhe ndërgjegjes ndaj banorëve të kësaj ane.

Uji Dea

Për këtë rast janë njoftuar të gjitha organet komunale e disa nga ta edhe e kanë vizituar vendin e ngjarjes për çudi kanë dalë të pa kompetent e në disa raste është mbrojt edhe biznesi se ai nuk po e shkakton këtë problem.

Banorët janë ankuar se këto jashtëqitje ju kanë shkaktuar dëme të mëdha duke bërë ujin e pa pijshëm, dëme në oborret e tyre, erna të këqija që po rrezikojnë shëndetin e drejtpërdrejt të tyre, jemi në hall si ka mundësi që komuna të mos gjejë zgjidhje, kur e ka obligim të bëjë zgjidhje qytetarëve në nevojë të cilëve ju kanë shkaktuar telashe thuhet në reagimin e banorëve./rajonipress/
https://www.facebook.com/messenger_media?thread_id=819919507&attachment_id=998873903975730&message_id=mid.%24cAABa9DTlwbJ-BwXj-V31cBq47GkH