ARKATANA

Ujë limoni me xhenxhefil, të mirat që i ndodhin trupit kur e konsumoni këtë pije rregullisht

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Hidratimi është një prej mënyrave më të mira për të siguruar funksion optimal të trupit, por nëse e pasuroni ujin me limon dhe xhenxhefil, atëherë në mënyrë drastike ia rritni përfitimet ujit.

Nevojat tona për ujë varen nga klima dhe niveli i aktivitetit, megjithatë një rregull i mirë është t’i konsumoni tetë gota ujë në ditë, transmeton Telegrafi.

Nëse i shtoni xhenxhefil dhe limon ujit dhe e konsumoni këtë pije rregullisht, atëherë shëndeti juaj do të përmirësohet në shumë mënyra.

Në Ayurveda, xhenxhefili përdoret si antoksidant i fuqishëm që i lufton rrezatimet e lira të cilat e shkaktojnë kancerin, është një antiseptik dhe antipezmatues natyra.

Hidromorava

Xhenxhefili për shkak se njihet si agjent i fuqishëm antiviral, antibakterial dhe antikancer, është dëshmuar se ka aftësi t’i trajtojë sëmundjet e ndryshme, duke filluar nga aknet e problemet tjera të lëkurës, e deri te problemet me sistemin e tretjes, diabetin, e parandalon alzheimerin, demencën, humbjen e memories, depresionin etj.

Në anën tjetër, limonët janë prej pemëve më të shëndetshme në planet sepse janë të pasura me vitaminë C, fibra, kalium, kalcium, vitaminë B6, niacin, riboflavin, etj.

Nivelet e larta të acidit citrik i lehtësojnë problemet e sistemit tretës, ndërkaq vitamina C ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, osteoporozës, e përmirëson shëndetin e lëkurës, ndihmon në humbje të peshës, ndihmon në forcimin e sistemit të imunitetit, etj.

Në mënyrë që t’i gëzoni të gjitha përfitimet e limonit dhe xhenxhefilit, shtojeni një lugë çaji xhenxhefil dhe lëngun e një gjysme limoni të shtrydhur në 250ml ujë dhe konsumojeni këtë pije përgjatë ditës.Pijes mund t’i shtoni edhe mjaltë për ta përmirësuar shijen. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.