FITORJA

Ujë dhe shujta ofrohen nga DEA e Xhevda MAAE për fëmijët me Sindrom Down

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me iniciativën e udhëheqësit të Zyrës për të Drejtat e Njeriut e Komunitetit, Ardian Foniqi janë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi në mes të Organizatës Jo qeveritare Down Syndrom Kosova në Gjilan me donatorët-kompanitë ujit Dea dhe ajo e ndërtimit të banesave Xhevda MAAE.

Marrëveshja u nënshkrua me qëllim që kompania e ujit Dea t’i furnizoi me ujë të pijes për një vit 40 anëtarë që marrin shërbime në Down Syndrom Kosova.

Ndërsa kompania e ndërtimit Xhevda MAAE, e cila ofron për një vit shujtë-kifle për 40 anëtarë qe marrin shërbime në Down Syndrom Kosova në Gjilan.

Hidromorava

‘I falënderoi donatorët për mbështetjen që dhanë për një vit për këtë kategori të fëmijëve, të cilët deri tash këto shërbime nuk i kanë gëzuar dhe tash e tutje falë këtyre dy donatorëve do t`i kenë”, tha Ardian Foniqi.

Udhëheqës i Zyrës për të Drejtat e Njeriut e Komunitetit, tha se kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni është i përkushtuar që t’i mbështes këtë OJQ, së cilës i është dhënë në shfrytëzim objekti për t`i zhvilluar aktivitetet ditore 40 fëmijët në fjalë.

Marrëveshja është nënshkruar nga drejtoresha e Down Syndrom Kosova Sebahate Hajdini Beqiri dhe nga pronari i kompanisë Xhevda, Xhevdet Hajrullahu dhe nga kompania “Dea”, Kushtrim Avdyli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.