Uji Dea

Ujdi për ndarjen e hises në qeveri, barrikadim te presidenti

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja janë marrë vesh për ndarjen e ministrive, por ende nuk i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet rreth pozitës së presidentit. Pavarësisht faktit që seanca për konstituimin e kuvendit është paraparë të mbahet më 26 dhjetor, palët negociuese akoma nuk e kanë caktuar takimin e radhës për të diskutuar rreth marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ka mbetur edhe një javë deri te dita kur është caktuar të mbahet seanca për konstituimin e legjislaturës së shtatë të kuvendit të Kosovës, megjithatë LVV-ja dhe LDK-ja ende nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje. Këto dy subjekte deri tash janë dakorduar për ndarjen e dikastereve qeveritare, por jo edhe për pozitën e presidentit, shkruan sot gazeta Zeri.

ARKATANA

Partitë negociuese kanë rënë në ujdi që LDK-së t’i takojë Ministria e Punëve të Brendshme, ajo e Infrastrukturës, Ministria e Bujqësisë, ajo e Arsimit dhe Ministria e Mbrojtjes. Ndërkohë, në rast të arritjes së marrëveshjes finale LVV-ja pritet t’i udhëheqë Ministrinë e Punëve të Jashtme, të Shëndetësisë, Ministrinë e Drejtësisë, të Financave dhe atë të Zhvillimit Ekonomik. Se ndarja është bërë kësisoj për gazetën “Zëri” e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.