Uji Dea

Uglari vazhdon me punë të hajrit, por pa komunën e Lutës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Një pjesë e banorëve të lagjes “Ura e re” në Uglar këtë fundjavë kanë ndërmarrë një aksion vullnetar për të pastruar rrugën dhe ky gjest i tyre shumë bujar ishte edhe porosi për zyrtarët komunal se rrugët të paktën një herë në muaj duhet të pastrohen.

Mobi Casa

Muhamed Hyseni organizator ka shkruar në fb se para dy viteve në një Debat publik në Gjilan pata kërkuar që komuna më së paku një herë në muaj të pastrojë rrugët ….përgjigja e atëhershme ishte: “Nëpër fshatra nuk ka infrastrukturë me krye këtë punë. Ne kemi infrastrukturë dhe vullnet të dashur Politikan. Ne vazhdojmë me punë të hajrit. Shpresojmë që Naser Korça dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike do të shqyrtojnë që së paku një herë në muaj të pastrojë rrugët që i kanë asfaltuar vetë. ( Besoj që votat janë të barabarta si e imja si e atij që jeton në shehër) ka shkruar Hyseni./rajonipress/