Uji Dea

UGK e shqetësuar për mediet shqiptare në Luginën e Preshevës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë- Drejtues nga Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) Muhamet Jahiri , kryetar dhe Osman Gashi, nënkryetar sot kanë pritur përfaqësuesit e agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”. Nga ky takim mes krerëve të UGK-së dhe gazetarëve nga Lugina e Preshevës fillimisht, këta të fundit kanë njoftuar drejtuesit e shoqatës së gazetarëve të Kosovës mbi situatën aktuale të medieve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Fillimisht drejtuesit e UGK-së Muhamet Jahiri dhe zoti Gashi kanë vlerësuar lartë rolin e agjencisë informative kombëtare “Presheva jonë” si në informimin e shpejtë dhe objektiv ashtu edhe në sensibilizimin dhe ndërkombëtarizimin e çeshtjes së shqiptareve të Luginës së Preshevës në arenën ndërkombëtare

“Në Luginën e Preshevës fatkeqësisht mungon një përditshme apo revistë javore (?!) sikur që mungojnë edhe mediet e pavarura. Në fakt ka revista të herëpashershme apo mediume tjera qofshin ato elektronike apo portale, por ato thuajse gjitha janë të lidhura në mënyrë direkte apo indirekte me partitë politike. Çka sot rastësisht nuk thuhet se në Luginë sa parti ka, janë po aq edhe portale të cilat janë në shërbim të tyre. Dmth mungon gazetaria dhe mediet e pavarura në Luginën e Preshevës edhe pse pa fajin e gazetarëve, sepse kjo varshmëri e tyre ju është imponuar qoftë nga pushteti apo liderët e partive për shkak leverdisë financiare për të mbijetuar ato.

ARKATANA

Këtë situate dramatike, financiare bashkë me ato me atë të diskriminimit nga regjimi janë alarmuar edhe organizatat ndërkombëtare në Bruksel (IFJ) dhe ajo “Reporters sans Frontieres” në Paris..” me të cilat AIK “Presheva Jonë” ka bashkëpunim të ngushtë ka shpjeguar Kushtrimi, redaktor i kësaj agjencie.

Të shqetësuar nga kjo situatë alarmante e medieve dhe përfaqësuesve të tyre në Luginën e Preshevës drejtuesit e Unionit të Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me redaksinë “Presheva Jonë” dhe organizata ndërkombëtare do të gjejnë mënyra për të ndihmuar ata qoftë me mbështetje financiare apo materiale por edhe me seminare e vizita në Zvicër apo qendra ndërkombëtare qoftë në Gjenevë apo Bruksel.

Në fund Nefail Maliqi, gazetar në Pallatin e OKB-së në Gjenevë, përfaqësues në dy asociacione të press-it ndërkombëtar (ACANU dhe APES) njëherësh monitorues i agjencisë “Presheva jonë”, ka falënderuar kolegët kosovar, për mbështetjen dhe përkujdesine e UGK-së si dhe mediet në Kosovë e Shqipëri që mbulojnë me shkrime e raporte mbi zhvillimet në Luginën e Preshevës, në këto treva shqiptare./rajonipress/