FIDANISHTJA

UEFA: Xhaka, lideri i Zvicrës në Euro 2020

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

UEFA beson se Granit Xhaka do të jetë lojtari kyç në kërkimet e Zvicrës për lavdi në Kampionatin Evropian 2020, që nis në fund të javës së ardhshme, më 11 qershor.

Në profilet që shtëpia e futbollit evropian ua ka bërë ekipeve kombëtare, pjesëmarrje në turneun e verës, Xhaka vlerësohet si lideri që do ta shpjerë Zvicrën larg në Euro 2020, raporton Gazeta Express.

UEFA e përshkruan mesfushorin kosovar të Arsenalit si lojtarin kyç të ekipit helvetik dhe ia thur këto lavde:

“Lojtari kyç: Granit Xhaka

Me ndërhyrje të forta dhe vizion të shkëlqyeshëm, Xhaka është ngjitësi i cili e bën bashkë këtë ekip të Zvicrës. Fakti se Zvicra e dorëzoi një epërsi prej 3:0 kundër Danimarkës pasi ai u zëvendësua në minutën e 79-të për të barazuar në një ndeshje kualifikuese në mars 2019, tregon shumë”.

ARKATANA

Zvicra është pjesë e Grupit A bashkë me Italinë, Turqinë dhe Uellsin.

Xhaka është kapiten i Zvicrës që prej shtatorit të vitit 2020, pas pensionimit të mbrojtësit Stephan Lichtsteiner. Xhaka, i lindur në Basel nga prindër shqiptar që kishin ikur nga okupimi serb në vitet 90-ta, është shqiptari i parë që emërohet kapiten i Zvicrës.

28-vjeçari beson se kombëtarja helvetike e udhëhequr nga ai dhe Xherdan Shaqiri mund të shkojë deri në gjysmëfinale në këtë Euro.

“Të gjithë ne jemi më të pjekur tani, në cdo aspekt, dhe kemi të ardhme si ekip. Thelbi i këtij ekipi ka vite që punon së bashku. Atmosfera është e mirë”, kishte thënë Xhaka ditë më parë.

Xhaka i ka bërë 92 paraqitje për Zvicrën në të gjitha garat, duke i shënuar 12 gola. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.