UEFA: Shaqiri është rreziku i Shqipërisë, Francës e Rumanisë

Në magazinën për EURO 2016, ‘Uefa.com’ i ka kushtuar vëmendje yllit të Zvicrës, Xherdan Shaqirit.
Sipas shtëpisë së futbollit evropian, shpresat më të mëdha të Përfaqësueses së Zvicrës, janë te sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
“Një anësor i frikshëm i cili tani po godet në Premierligën e Anglisë. Xherdan Shaqiri është ylli ynë i fundit i mundshëm në EURO 2016”, shkruan ndër të tjera ‘Uefa.com’.
Shaqiri kujtohet për het-trikun e shënuar në botërorin e kaluar, prandaj nga UEFA vlerësohet si njëri prej yjeve që do të shndritin në Francë.
Në grup me Zvicrën është edhe Shqipëria, me të cilën do të jetë përballja e parë në grupin A. Shaqiri është duke shkëlqyer me fanellën e Stoke Cityt në ndeshjet e fundit dhe nëse vazhdon me këtë formë, ai padyshim që do të jetë njëri ndër lojtarët për t’u shikuar në Kampionatin Evropian që do të mbahet gjatë verës në Francë. /Express/